Gazprom-i rus siguron 2,14 miliardë euro kredi për Gazsjellësin “Rryma Turke”

Gjiganti rus i energjisë, “Gazprom”, njoftoi të hënën se do të sigurojë një kredi prej 2,14 miliardë eurosh për kompaninë “South Stream Transport B.V.”, e cila menaxhon projektin e Gazsjellësit “Rryma Turke”.

“Kredia do të përdoret për rinovimin e kapitalit qarkullues të kompanisë. Interesi vjetor i saj do të 3,98%, me afat maturimi deri më 30 dhjetor 2023”, theksohet në një komunikatë me shkrim të Gazprom-it në lidhje me këtë zhvillim.

Në fund të muajit maj, Korporata turke e Tubacioneve të Naftës (BOTAS) dhe Gazprom-i nënshkruan një protokoll për ndërtimin e pjesës tokësore të linjës, që do të shtrihet në Evropë, në kuadër të projektit gazsjellës “Rryma Turke”.

Rryma Turke, e cila do të transmetojë gazin rus në Turqi dhe prej këtu në Evropë, do të ketë dy tubacione me kapacitet vjetor 15,75 miliardë m3 secili dhe shtrimi i tubave në det realizohet nga kompania “South Stream Transport B.V”, një degë e kompanisë ruse të energjisë, “Gazprom”.

Bullgaria dhe Greqia vlerësohen si dy opsionet kryesore në mesin e itinerareve për shtrimin e linjës së dytë të Rrymës Turke në drejtim të Italisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne