Gjenerali sirian: Mund të hakmerremi kundër bazave perëndimore në përgjigje të sulmit

Pas sulmit masiv me raketa të nisur prej Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, udhëheqja siriane po shqyrton mundesitë se si t’i përgjigjet këtij sulmi si dhe me cilat metoda.

Përgjigjja e Sirisë ndaj sulmit trepalësh mund të vijë në formën e sulmeve kundër bazave të agresorëve në vend nëpërmjet goditjes me raketa si dhe me ndihmën e grupeve vendase të rezistencës, tha Gjenerali Mohammed Issa për Sputnik Arabic.

SHBA aktualisht përdor disa baza ushtarake në Siri, të vendosura në afërsi të qytetit al-Tanf afër kufirit me Irakun dhe në disa zonat e kontrolluara nga të ashtuquajturat Forcat Demokratike Siriane në veri të Sirisë, ku Franca gjithashtu kohët e fundit ka krijuar një prani ushtarake.

Ai gjithashtu tha se ushtria siriane synon të vendosë njësi anti-ajrore në të gjitha rajonet e vendit, duke i kthyer ato në “zona të mbyllura të mbrojtjes ajrore”.

Gjenerali Mohammed Issa vlerësoi gjithashtu efikasitetin e forcave anti-ajrore siriane që arritën të kapnin shumicën e raketave të hedhura nga SHBA dhe aleatet e saj në Siri.

Presidenti i Sirisë Bashar Assad e dënoi ashpër sulmin duke e quajtur atë një akt agresioni si dhe vlerësoi armët sovjetike prodhim i viteve 70 që u përdorën prej vendit të tij në zmbrapsjen e sulmit.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Franca nisën sulme raketore kundër Sirisë lidhur me raportimet e një sulmi kimik në qytetin e Doumës. Të tre vendet gjuajtën mbi 100 raketa drejt vendit të Lindjes së Mesme.

Megjithatë forcat siriane të mbrojtjes ajrore thuhet se arritën të prisnin 71 raketa të sulmit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne