Gjergji Thanasi i përgjigjet ish-terroristëve të Mariam Rajavit për shpifjet e tyre

Gazetari investigativ Gjergji Thanasi është sulmuar shumë herë nga grupi ish-terroristë i strehuar në Shqipëri MEK.

Kësaj here sulmi ka ardhur si pasojë e një fotoje të publikuar nga Thanasi me një shtetas iranian që ka vendosur të jetojë dhe veprojë në Shqipëri duke hapur një kafene, por që MEK e etiketon si vendin ku mblidhen spiunët iraniane këtu duke përfshirë dhe z. Thanasi.

Pas gjithë sulmeve që janë drejtuar drejt gazetatarit në fjalë ai ka vendosur ti përgjigjet përmes një statusi në Facebook plakes apolide dhe apatride (te pa Atdhe) Miriam Rajavit.

Statusi i Gjergji Thanasi:

I pershendes ish terroristet iraniane te strehuar ne Kampin Ashraf 3 ne Manez me kete foto me z. Hasan nje iranian, qe banon ne Tirane. Hasani brenda te gjithe rregullave ne fuqi ka hapur nje kafene ne Tirane ne zonen e Freskut. Shpresoj qe ky publikim ne facebook-un tim te jete nje reklame e mire per kafenene e z. Hasan😄😄😄.
Kjo kafene etiketohet nga ish terroristet iraniane me banim ne Manze si cerdhe (safe house) per spiunet iraniane ne Shqiperi. Sipas ketyre ish terroristeve une qenkerkam nje nga keta spiune! Po publikoj kete foto, qe keta mjeranet “bujkrober” te plakes apolide dhe apatride (te pa Atdhe) Miriam Rajavi ta fusin foton ne dosjen, qe kane krijuar per mua. U sugjeroj qe foton t’ia dhurojne edhe segmenteve kuislinge te shtetit shqiptar. Me qe jemi ketu u kujtoj kuislingeve shqiptare se une sillem e veproj sipas parimit izraelit: As harrojme dhe as falim. Ketyre kuislingeve shqiptare, qe kontrolluan nder te tjera llogarite bankare te miat ne disa banka te nivelit te dyte, une u premtoj se do t’i trajtoj ashtu sic trajtova ish sekretarin e pare te Durresit, bolshevikun budalla Nazim Skuqi. Do t’i trajtoj sic trajtova sigurimsat dhe BP (bashkepunetoret) e tyre si edhe ndonje polic civil ne Durres, menjehere pasi dola nga Burgu i Spacit.
Une as fal as harroj. Do perdor cdo mjet ligjor si edhe rruge e mjete jo fort ortodokse per te ndeshkuar kuislinget shqiptare, qe lepijne cizmet e markes Borovo te plakes se pa Atdhe, Miriam Rajavi.
Via victis more kuislinge te mjere shqiptare!!!!

P.S. ky eshte linku ne anglisht i artikullit shpifes te ish terroristeve iraniane te Manzes:
https://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/how-do-mullahs-operate-in-albania-after-the-expulsion-of-two-of-their-diplomat-terrorists/

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne