Gjermani – Në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës në Dortmund u organizua “Marshimi i Paqes”

Në Dortmund të Gjermanisë u organizua “Marshimi i Paqes” për më shumë se 8 mijë njerëz, të cilët u vranë në Srebrenicë 24 vjet më parë.

Në tubimin që u organizua për herë të pestë nga Shoqata Boshnjake në Renanin Verior-Vestfali, morën pjesë rreth 1 mijë e 500 vetë.

Marshimi filloi para stacionit qendror ndërsa mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Essen, Sener Cebeci.

Në fjalën e rastit Cebeci tha se 24 vjet më parë dinjiteti njerëzor në Srebrenicë u dëmtua rëndë dhe se gjenocidi ishte një njollë e zezë për njerëzimin dhe historinë evropiane.

“Ne ende sot në zemrat tona ndjejmë dhimbjen e papërshkrueshme të vëllezërve tanë boshnjakë. Fjalët e një fëmije boshnjak se ‘Ushtarët vrasin fëmijë me plumba të vogla’ janë gdhendur në kujtesën tonë dhe kurrë nuk dolën nga kujtimet tona”, bëri të ditur Cebeci.

Duke theksuar se Srebrenica nuk duhet të harrohet në mënyrë që të shmanget përsëritja e një dhimbjeje të tillë Cebeci tha se “Njerëzimi nuk do t’i falë ata që vranë njerëz të pafajshëm pa dallim gra, burra, prindër, fëmijë. Unë në emër të vendit dhe kombit tim dënoj ndotjen e pafajësisë dhe varrimin e njerëzimit në varre masive. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të dëshmorëve tanë”.

Marshimi i gjatë dy kilometra mori fund në qendër të qytetit Dortmund./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne