Gjermania nuk merr pjesë në sulmet amerikane në Siri

Aeroplanët gjermanë nuk do të asistojnë më asnjë sulm amerikan në Siri, deklaroi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen.

“Avionët gjermane kanë një rol të përcaktuar qartë në koalicionin kundër terrorizmit, që përkon me grumbullimin e informacioneve për misione kundër organizatës ekstremiste ISIS”, tha Von Der Leyen për televizionin gjerman SWR dhe shtoi se planet ishin për të luftuar kundër ISIS-it. “Kjo nuk ka të bëjë aspak me çështjen e armëve kimike”, vazhdoi Von Der Leyen. Ajo deklaroi gjithashtu se SHBA-të nuk i kanë kërkuar Gjermanisë të premten asnjë asistencë për sulmet me raketa kundër bazës ajrore siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne