Gjiri i Lalzit – Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det

Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.

Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Duke mos mjaftuar kjo ujërat e zeza përfundojnë në det. Shumë pranë vendit ku derdhen ujërat e zeza nuk mungojnë edhe pushuesit të cilët e shfrytëzojnë si një vend që është pa pagesë. Një histori shqiptare që shitet si histori suksesi e ku “elita” ka përfaqësimin e vet dinjitoz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress