Greqia në alarm, grupi i turistëve në Izrael dhe Egjipt kthehen me koronavirus, shkon në 31 numri i të prekurve

Një rritje e befashishme e numrit të të prekurve nga koronavirusi është shënuar në Greqi. Deri paraditen e 5 marsit numri i të infektuarve ishte 10, por një grup turistësh që kishin shkuar në Izrael dhe Egjipt u kthyen të prekur nga ky virus.

Lajmi u konfirmua nga vetë zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë Tsidoras që theksoi se vetëm dy nga raste e paraqitura janë me pneumoni kurse të tjerat me simptoma të buta.

Po ashtu ai paralajmëron se priten të tjera raste me koronavirus në ditët e ardhshme në Greqi./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne