Guterres tërheq vëmendjen në sulme të reja terroriste

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres paralajmëroi se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) mund të sjellë sulme të reja terroriste siç janë abuzimi i teknologjisë digjitale, sulmet kibernetike dhe terrorizmin biologjik.

Antonio Guterres në fjalën e tij të mbajtur me rastin e Javës së Antiterrorizmit të Kombeve të Bashkuara (OKB) vuri në dukje se grupet terroriste si DAESh, Al-Kaeda dhe fraksionet e tyre, neonazistët, grupet që mbrojnë epërsinë e të bardhëve dhe grupet tjera të urrejtjes, përpiqen të përfitojnë nga ndarja dhe konfliktet rajonale.

Duke bërë të ditur se DAESh ende po përpiqet të ristrukturohet në Siri dhe Irak, Guterres tha: “Pandemia tregoi pikat tona të dobëta kundër sulmeve të reja terroriste siç janë abuzimi i teknologjisë digjitale, sulmet kibernetike dhe terrorizmi biologjik”.

Guterres nënvizoi se terrorizmi nuk njeh kufij si viruset, ndërsa theksoi se ky problem mund të zgjidhet vetëm duke vepruar në mënyrë të përbashkët dhe se ndarja e inteligjencës është e nevojshme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne