Hapja e dyqaneve joushqimore/ Rama paralajmëron bizneset: Kujdes! Ja kush do të lejohet të ushtrojë aktivitetin (LISTA)

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që, nuk janë pjesë e listës që është publikuar tek e-Albania, të bëjnë kujdes dhe të mos e rihapin biznesin pasi do të ndërshkohen.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore, dhe se nuk do të lejohet asnjë tjetër të nisë për momentin aktivitetin e tij.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka bërë me dije se në vijim të situatës me koronavirusin do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme 27 prill–3 maj.

Postimi i plotë:

🔴 Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e Shëndetësisë!

🔴 Bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin E-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

🔴 Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.

* Duke parë ecurinë e përballjes me armikun e padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne