Haradinaj kundër Albin Kurtit: Deklarata e tij turpëroi vendin dhe dëshpëroi SHBA-në

Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri aktual i Kosovës, Albin Kurti, duhej t’i ftonte grupet e punës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe të Transportit Rrugor, në mënyrë që ai të mos i turpëronte vendin dhe institucionet, duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Ai gjithashtu tha se, deklarata e Kurtit i ka dëshpëruar SHBA-të.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetet sociale tregon se, më 30 janar, kishte ftuar z. Xhemajli dhe z. Qupevaj, që t’i informojë rreth marrëveshjes që do të nënshkruhej nga ta me ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.

Kjo fotografi, është bërë më datë 30 janar 2020. Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Ai tha se Kurti duhej të vepronte njëlloj në mënyrë që, të mos ta turpëronte vendin, duke thënë se nuk ka qenë i informuar rreth marrëveshjes që u nënshkrua të dje. Haradinaj thekson se, deklarata e Kurtit i ka dëshpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre. RH”, ka shkruar Haradinaj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne