Shqiperia

Helmimi në mitingun e PD-së, rezultatet e eksperimentit: Nuk e shkaktuan prozhektorët

Prokuroria dërgon një letërporosi në Gjermani në lidhje me hetimin për helmimin e 146 pjesëmarrësve në mitingun hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në kryeqytet. Ditën e djeshme, Prokuroria ka bërë me dije se Mjekësia Ligjore në Tiranë ka kthyer përgjigje me shkrim se e ka të pamundur të kryejë ekspertimet e kërkuara për 146 mbështetësit e PD-së të paraqitur në spital me shenja helmimi menjëherë pas mitingut të hapjes së fushatës. Mjekësia Ligjore në Tiranë ka thënë se duhet të analizohen 32 mijë elementë për përcaktimin e lëndës që ka sjellë pasojat dhe për këtë arsye, ekspertimi është jashtë mundësive të saj ekonomike e njerëzore.

Nga ana tjetër, në Tiranë, pritet që brenda 48 orëve të dalin edhe përgjigjet nëse janë apo jo projektorët shkaktarët e shqetësimeve. Në saje të një eksperimenti të zhvilluar në kushtet dhe me projektorët që është mbajtur mitingu i PD, ekspertët kanë dalë në konkluzionin përfundimtar, i cili pritet t’i dërgohet Prokurorisë. Mësohet se konkluzioni ka qenë që projektorët nuk e shkaktojnë problemin shëndetësor në formën dhe në masën që u është shfaqur më se 146 personave pjesëmarrës në mitingun e PD. Pikërisht bazuar në këtë përfundim që pritet t’i shkojë edhe me shkrim Prokurorisë, grupi i hetimit ka administruar analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar se me çfarë janë helmuar të dëmtuarit.

OPINIONE

INTERVISTA