Rajoni

Historiani: Në Maqedoninë perëndimore nuk ka maqedonas, por vetëm shqiptarë

Bozhidar Dimitrov,  një historian bullgar dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë ka bërë  në deklareatë që pritet të trazojë sërish ujërat në Ballkan.

Dimitrov ka provokuar sërish Maqedoninq, ku njihet si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e përplasjeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas.

“Maqedonia dhe Bullgaria nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin –  thotë Dimitrov- VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni”.

Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar. Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete, Kosova e Shqipërisë, Serbia ka Republika Srpska, Greqia ka Qiproja, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.

Image

OPINIONE