Humb lidhjen me radarët helikopteri i NATO-s, nuk dihet fati i pasagjerëve

Një alarm u dha pak para orës nëntë, sonte në mbrëmje, kur u raportua se një helikopter i NATO-s kishte humbur nga radarët në zonën e ishullit grek të Kefalonias në detin Jon.

“Protothema” shkruan se, helikopteri humbi lidhjen me radarët rreth 85 km larg Kefalonias.

Helikopteri i përket forcës së frigatës kanadeze Fredericton, nga e cila ishte ngritur dhe po patrullonte.

Frigata i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s.

Sipas raporteve nga mediat greke, gjashtë persona ishin në helikopter, e për fatin e tyre nuk dihet gjë.

Ndërkohë ka nisur një operacion kërkimi në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne