Humbi jetën fëmija që ishte lënduar në tërmetin në Kroaci

Ka humbur jetën fëmija 15-vjeçar që u plagos pas tërmetit që ndodhi dje në Kroaci.

Në tërmetin me epiqendër në kryeqyteti Zagreb dhe me magnitudë 5,5 ballë, ishte lënduar një vajzë 15-vjeçare.

Drejtori i Klinikës për Fëmijë në Zagreb, Goran Roic, tha se pavarësisht intervenimeve, vajza e lënduar nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Në tërmetin që ndodhi dje ishin plagosur rëndë 18 persona, ndërsa mbi 250 ndërtesa në mesin e të cilëve edhe historike, ishin dëmtuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne