Shqiperia

Humbi këmbët nga shpërthimi i tritolit, 48 vjeçari në gjendje kritike pritet të niset drejt Tiranës

Agron Alushaj është biznesmeni i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme nga shpërthimi i fuqishëm i një sasie tritoli që i ishte vendosur në makinë.

48 vjeçari mësohet se ka humbur gjymtyrët e poshtme, ndërsa pas disa orëve ndërhyrje kirurgjikale situata është përkeqësuar dhe ai pritet të niset drejt Tiranës.

Alushaj është pronar i një guroreje dhe vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës Laureta Alushaj Tozaj.

Makina sapo kishte dalë nga një lavazh dhe ka shpërthyer në ecje pranë një karburanti.

OPINIONE