“I babëzitur për të vjedhur”, Lubonja për Ramën: Duhet një psikolog dhe një kriminalist ta shpjegojë

Analisti Fatos Lubonja ka bërë disa akuza rtë forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama si dhe ka argumentuar se ky i fundit i ka kapur të gjitha institucionet, përfshirë edhe mediat kombëtare dhe Prokurorinë.

“Tek Astiri unë thashë që ose duhet të vijë prokuroria të na marrë ne këtu për shpifje dhe të na akuzojë ose të hetojë ata që e kanë bërë aferën. Unë kam frikë se do të vijë të na arrestojë ne sepse ata as që bëhet fjalë ti hetojë. Problemi më i madh është se si i bëhet këtij njeriu, sepse ka dy lloj problemesh, edhe vjedhje parash edhe pasterim parash. Problemi është se shteti është i tyre, se Lulzim Basha bën thirrje eskortës së krimit, zuzarëve etj, po prokurorisë i bën thirrje ai që shkon na bllokon rrugën atje që të hetojë se ku shkojnë këto para?”, tha Lubonja tek “Të Paekspozuarit”.

Analisti ka folur për koncesionet dhe aferat e qeverisë, duke marrë shkasë edhe nga koncesioni i fundit i rrugës “Milot-Balldre”.

Lubonja tha se nevojitet një psikolog dhe një kriminalist në studio, në mënyrë që të shpjegojë “babëzinë” e kryeministrit.

Ai tha se televizioni kombëtarë në vend që të bëjë publike këtë dramë vjedhjeje e mbron atë, “sepse ky njeri i ka të gjitha me vete dhe çfarë na ka mbetur neve? Të ikim, nuk kemi zgjidhje tjetër. Një gjë di ta them me siguri, vjedhje që ka bërë Edi Rama gjatë këtyre viteve nuk ka pasur as nuk do të ketë ndodnjëherë”./faxweb

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne