I hodhën qëllimisht në det duke u shkaktuar vdekjen, BBC denoncon rojet bregdetare greke: Të paktën 40 persona…

Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare.
Kjo deklaratë është dhënë nga dëshmitarë për BBC.

Ata deklarojnë se emigrantët u hodhën qëllimisht në ujë.

BBC raporton se të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga një akt i tillë, fakt që është kundërshtuar nga roja bregdetare greke.

Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara – duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

15 incidentet që u analizuan- të datës maj 2020-23 – rezultuan në 43 vdekje.

Në pesë nga incidentet, emigrantët thanë se u hodhën direkt në det nga autoritetet greke.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne