Bota

Indi, 650 mijë njerëz të prekur nga përmbytjet

Rreth 650 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në shtetin Odisha të Indisë.

Sipas mediave lokale, bazuar në Komisionin Special për Ndihma (SRC) thuhet se përmbytjet përfshinë 3 rajone të shtetit Odisha me rreth 650 mijë njerëz.

Në këto rajone rreth 1.000 fshatra kanë mbetur nën ujë ndërsa më shumë se 15.000 njerëz janë evakuaar në rajone të sigurta. Njoftohet se vazhdojnë punimet për evakuim.

Më shumë se 1.400 persona e kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë sezonit të shirave mosun këtë vit në Indi.

Burimi: AA

OPINIONE