Indi, dhjetëra të vdekur gjatë ritualit hindu

Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën në disa incidente me anije gjatë ritualeve fetare në të gjithë Indinë mëngjesin e sotëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 11 persona humbën jetën në shtetin qendror indian Madhya Pradesh pasi varka e tyre u përmbyt ndërsa po mbante idhullin hindu Ganesha.

Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit sipas kohës lokale (23:00 sipas kohës së Evropës Qendrore të enjten) kur një varkë që transportonte rreth 20 persona duke zhytur idhullin hindu Ganesha, u përmbyt në një liqen në Bhopal, i cili njihet si vendi i një katastrofe industriale të vitit 1984.

Gjashtë persona janë shpëtuar ndërsa operacioni i kërkimit është duke u zhvilluar.

Ministri i shtetit PC Sharma për AA tha se: “11 persona vdiqën në incident. Njerëzit që u mbytën po mbanin idhullin e madh të Ganeshas dhe gjatë zhytjes, varka ku ata ishin ulur filloi të lëkundet dhe më pas u fundos”.

“Tashmë kemi kërkuar një hetim për incidentin”, tha ai.

Rituali paraqet ciklin e lindjes së idhullit Ganesha.

Qeveria e shtetit ka njoftuar kompensimin prej 5.600 dollarë për të mbijetuarit e fatkeqësisë.

Për më tepër, të paktën 18 persona humbën jetën në incidente të tjera gjatë zhytjes së idhujve të Ganeshas në shtetin perëndimor-qendror të Maharashtra, njoftoi agjencia e lajmeve “Press Trust of India” duke cituar zyrtarët e policisë.

Incidente vdekjeprurëse u raportuan në 11 rrethe, Amravati, Nashik, Thane, Sindhudurg, Ratnagiri, Dhule, Bhandara, Nanded, Ahmednagar, Akola dhe Satara, tha një zyrtar, të cilat rezultuan me 18 vdekje.

Në Amravati u regjistruan 4 të vdekur, tre në Ratnagiri, dy në Nashik, Sindhudurg dhe Satara dhe një në Thane, Dhule, Buldhana, Akola dhe Bhandara.

Në Thane, një 15-vjeçar, i identifikuar si Kalpesh Jadhav nga Kasara, humbi jetën derisa po zhyste idhullin Ganpati. Incidenti ndodhi rreth orës 19:30 sipas kohës lokale (14:00 sipas kohës së Evropës Qendrore) të enjten, tha një zyrtar.

Trupat e katër personave që morën pjesë në zhytje të enjten në lumin Purna në fshatin Watole Shukleshwar, Amravati u nxorrën, tha ai./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne