Rajoni Shqiperia

Instituti Turk i Gjuhësisë nis punën për një fjalor në gjuhën shqipe

Presidenti i Institutit Turk të Gjuhësisë (TDK), prof. dr. Mustafa Kaçalin, njoftoi të mërkurën se kanë filluar punën për realizimin e fjalorëve në gjuhën shqipe dhe arabe.

Kaçalin deklaroi se përgatitja e një fjalori është proces tejet i gjatë dhe se kuadri ekspert është duke zhvilluar një punë të përpiktë.

“Fjalorët në gjuhën bullgare dhe maqedonase janë në fazën e botimit. Ndërsa për ata në arabisht dhe shqip kemi filluar punën. Këta dy fjalorë do të jenë gati për 3 ose 4 vite”, tha ai duke theksuar se për fjalorët ka nevojë në çdo segment të jetës.

Mustafa Kaçalin vuri në pah se kanë përmbyllur një pjesë të madhe të punës së tyre lidhur me fjalorin në shqip.

“Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, struktura dhe kufijtë e botës pas vitit 1990 kanë ndryshuar. Kemi njerëzit tanë në Ballkan, me të cilët më parë kemi patur kontakte dhe nëse dëshironi t’i kontaktoni ata, duhet të keni fjalor, por nuk ka”, përfundoi kreu i Institutit Turk të Gjuhësisë./ trt

OPINIONE