Iraku akuzon Izraelin për shënjestrim të forcave qeveritare

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi akuzoi Izraelin se qëndron prapa sulmeve ndaj grupit të milicisë Hashd al-Shaabi.

Në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera të transmetuar të hënën Abdul-Mahdi akuzoi Izraelin për herë të parë për shënjestrimin e drejtpërdrejt të pozicionieve të grupit Hashd al-Shabbi.

“Hetimet për shënjestrimin e disa pozicioneve të Hashd (al-Shabbi) tregojnë se këtë e ka bërë Izraeli”, tha ai.

Së fundmi janë shënjestruar disa depo municionesh të grupit Hashd al-Shaabi. Grupi akuzoi Izraelin për kryerjen e sulmeve.

“Shumë inikatorë tregojnë se askush tjetër përpos Izraelit nuk dëshiron luftë në rajon”, deklaroi kryeministri irakian.

“Hyrja në luftë mund të ndodhë në çdo moment, me një vendim të vetëm, por dalja nga ajo mund të jetë e komplikuar dhe e ashpër”, theksoi Abdul-Mahdi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne