Bota

Iraku: Sulmet kundër ISIS janë bërë në koordinim me Damaskun, Teheranin dhe Moskën

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Irakut njoftoi se sulmet e ushtrisë irakiane kundër grupit terrorist ISIS në zonën kufitare mes Irakut dhe Sirisë janë bërë në koordinim me Damaskun, Moskën dhe Teheranin.

Me urdhër të Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut, ushtria irakiane ka bombarduar pozicionet e ISIS në një zonë kufitare mes Irakut dhe Sirisë. Tahason Khafaxhi, në një intervistë për agjencinë Sputnik ka thënë se sulmet ajrore të Irakut kishin si objektiv bazat e ISIS dhe këto sulme janë kryer në koordinim të plotë me Damaskun, Moskën dhe Teheranin. Ai sulmet e ushtrisë irakiane i cilësoi të ndara nga sulmet e koalicionit të kryesuar nga Amerika dhe shtoi se këto sulme janë kryer brenda territorit sirian. Zëdhënësi Khafaxhi rikujtoi se në rast se siguria e Irakut kërcënohet, të tilla sulme do të përsëriten./ PT