Bota

Irani bashkohet me Unionin Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev miratoi një draft marrëveshje të përkohshme katër vjeçare e cila parasheh hartimin e një zone të tregtisë së lirë midis Iranit dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik nën udhëheqjen e Rusisë.

Drafti i marrëveshjes, i publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse, mundëson krijimin e një zone të tregtisë së lirë që përfshinë produkte të caktuara midis Iranit dhe vendeve të Unionit Ekonomik Euroaziatik dhe i nënshtrohet miratimit sepse përmban rregulla të ndryshme nga ato të parashikuara në ligjin rus.

Sipas ministrit rus të energjisë, Aleksander Novak, i cili është bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Iran, marrëveshja do të sigurojë zhvillimin e tregtisë dypalëshe dhe shtimin e bashkëpunimit të investimeve.

Bisedimet për krijimin e një zone të tregtisë së lirë ndërmjet Rusisë dhe Iranit filluan tre vjet më parë, por janë ndalur shumë herë.

Aktualisht në Unionin Ekonomik Euroaziatik gjenden Rusia, Kazakistani, Bjellorusia, Kirgistani dhe Armenia.

Burimi : Sputnik News/ ML