Irani i kënaqur nga vendimi në Soçi për Idlibin

Ministri i Jashtëm iranian, Muhammed Javad Zarif, ka deklaruar se diplomacia aktive ndaloi luftën në Idlib dhe se diplomacia ka qenë efektive.

Ministri Zarif, ka bërë një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter në lidhje me vendimin e marrë mes Turqisë dhe Rusisë për formimin e një zone të pastruar nga armët në Idlib.

Zarif është shprehur se vizitat që ka kryer në Ankara dhe Damask, bisedimet në samitin Turqi-Rusi-Iran në Teheran, bisedimet e fundit në Soçi dhe diplomacia aktive kanë ndalur luftën në Idlib dhe se diplomacia ka qenë efektive.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Behram Kasimi, në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se e kanë mirëpritur pozitivisht vendimin e marrë mes Turqisë dhe Rusisë në lidhje me Idlibin.

Vendimi i marrë në Soçi është një hap i rëndësishëm për eliminimin plotësisht të mbetjeve të terroristëve në Siri dhe se mund të ofrojë kontribut për zgjidhjen politike, është shprehur Kasimi.

Duke mbrojtur idenë e tij se ndalimi i çdo lloji të gjakderdhjes dhe dhunës si dhe pastrimi i Idlibit nga terroristët janë prej principeve themelore të politikës së jashtme të Iranit, Kasimi ka theksuar se takimi në Soçi duke marrë në konsideratë edhe elementët njerëzore mund të ndihmojë që paqja të bëhet e përhershme në Siri.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne