Irani kërcënim për Rusinë?

Gjatë vizitës së tij në Rusi, Kryeministri izraelit ndërsa përsëriti pretendimet e tij kundër Iranit paralajmëroi kundër “rrezikut që Irani përfaqëson për të ardhmen e Rusisë”.

Para takimit me presidentin rus, ai në një intervistë për kanalin lokal RBC paralajmëroi kundër asaj që ai e quan “rrezikun që Irani përfaqëson për të ardhmen e Rusisë”. “E keqja më e madhe është Islami Shiit që Irani kontrollon, një Islam që kërkon të marrë armë bërthamore dhe të sulmojë Lindjen e Mesme,” pohoi Netanjahu.

“Me armë dhe ideologji, Teherani do të sulmojë Perëndimin dhe Izraelin, si dhe Rusinë,” shtoi ai. Në një intervistë, kryeministri izraelit e përshkroi Iranin si një kërcënim për kulturën e përbashkët të regjimit izraelit dhe Rusisë, duke thënë gjatë takimit të tij me Putin ka theksuar se Irani ishte një “kërcënim”. Ai gjithashtu argumentoi se marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë nuk ishin të ngushta, por se të dy vendet kishin interesa të përbashkëta për çështje specifike. Netanjahu do të bisedojë me Putinin për situatën në Siri dhe Iran.

Sipas transmetuesit izraelit, të dy palët do të diskutojnë për koordinimin e fluturimeve të avionëve luftarak në qiellin sirian. Pas takimit me Putinin, Netanjahu do të takohet edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Russë, Sergei Shoigu. Netanjahu gjatë fushatës së tij propagandistike këtë javë akuzoi Iranin se po përpiqej të prodhonte armë bërthamore. Disa orë më vonë, partitë e opozitës kritikuan lëvizjen e tij duke theksuar se ai po përdorte çështje të sigurisë për interesat e tij personale. Këto pretendime të kryeministrit izraelit vijnë pasi Moska beson se sjellja dhe vendimet e Netanjahut vetëm sa përkeqësojnë tensionin në Lindjen e Mesme. Rusia ka dënuar me forcë premtimin elektoral të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të aneksuar veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën Jordan në Bregun Perëndimor të okupuar në prag të vizitës së tij në qytetin rus të Soçit.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se zbatimi i planit të Netanjahut mund të rezultojë në një “përshkallëzim të mprehtë të tensionit në rajon”. “Ky plan gjithashtu mund të “minojë shpresat për një paqe të shumëpritur” në rajon, shton deklarata. “Moska shpreh shqetësimin ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili tashmë ka provokuar një reagim shumë negativ në botën arabe, në lidhje me qëllimin e tij për të imponuar sovranitetin e Izraelit mbi Luginën Jordan. Të martën, më 10 shtator, Kryeministri izraelit njoftoi qëllimin e tij, që në rast fitoreje në zgjedhjet e 17 shtatorit, “për të aplikuar, me një qeveri të ardhshme, sovranitetin e Izraelit mbi Luginën Jordan dhe pjesën veriore të Detit të vdekur ”./parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne