Irani përballet me agresionin amerikan dhe hipokrizinë evropiane, por këtë herë reagimi do jetë ndryshe

nga Seyed Mohammad Marandi.

Arroganca kulturore perëndimore e ngre kokën e saj që i ngjan asaj të Meduses sa herë që Presidenti i SHBA- së Donald Trump thotë se do të zhdukë Iranin.

Udhëheqësit dhe politikanët e botës të vetëshpallur të lirë dhe të civilizuar, së bashku me disa organizata për të drejtat e njeriut, media të mëdha dhe figurat publike të lidhura me shtetin, shprehin formën e tyre unike të mizorise antinjerëzore kolektive përmes heshtjes absolute. Në fund të fundit, kërcënimet e përsëritura për një holokaust bërthamor dhe gjenocid nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Trump janë thellësisht të përfshira në traditën shekullore kolonizuese, masakrat masive dhe ne mungesën e moralit të civilizimit perëndimor. Sanksionet, bullingu dhe ndërhyrjet ushtarake te udhëhequra nga SHBA, së bashku me zhargonin e humanizmit dhe drejtësisë morale, po mbushin sot hapësirën globale.

E mbetur prapa

Sidoqoftë, përkundër provokimeve dhe bashkëpunimeve të pafundme, SHBA-ja ende e gjen veten të mbetur prapa aleatëve të saj në fushën e hipokrizisë, ku Bashkimi Evropian dhe regjimet e tjera perëndimore vazhdojnë të mbizotërojnë.

Ndërsa SHBA shpesh dhe në mënyrë të çrregullt i kthehet agresivitetit të papërpunuar, evropianët angazhohen me entuziazëm në dialog të pafund në të ashtuquajturen përpjekja jozyrtare “trajektorja II” dhe i qortojnë aleatët e tyre amerikanë për mos pasjen e përvojës dhe maturisë në bisedat private dhe gjysmë private me studiuesit dhe zyrtarët iranianë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për vendimarrjet finale, ata i qëndrojnë me besnikëri SHBA-së.

Sapo Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, liderët e Bashkimit Evropian i kërkuan Iranit që të mos hakmerrej, duke premtuar një zgjidhje të pranueshme brenda disa javësh. Për më shumë se një vit, pavarësisht kundërshtimit të brendshëm në rritje, Irani shfaqi durim strategjik përballë një përshkallëzimi të vazhdueshëm në luftën ekonomike amerikane ndaj popullit iranian.

Duke u përballur me shpenzimet në rritje, shumë pacientë të sëmurë me sëmudje kanceri dhe të tjera kërcënuese për jetën, u përballën me mungesën e ilaçeve në një kohë që edhe të afermit e tyre nisen të vuanin nga varfëria financiare. Ky është terrorizëm ekonomik dhe krim lufte.

 

Një integritet tribal

Megjithëse Bashkimi Evropian formalisht mbeti i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore, ai demonstroi paqartësi ndaj obligimeve të tij duke lejuar që çdo sanksion i njëanshëm dhe i imponuar nga Uashingtoni të zbatohej plotësisht në të gjithë Evropën.

Ndërkohë, BE në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar Iranin që ti përmbahet plotësisht angazhimeve të tij bërthamore. Edhe pse Bashkimi Evropian bën një tallje me marrëveshjen, ai i imiton me bindje kërkesat e SHBA-së për më shumë koncesione bërthamore dhe jo-bërthamore; duke ekspozuar kështu konceptimin tribal të integritetit.

Ndërkohë që durimi i Iranit (i kombinuar me sjelljen e ndjeshme të Trumpit) la një gjurmë të fortë në narrativën perëndimore anti-iraniane, kjo njëkohësisht u keqinterpretua nga Perandoria si shenjë dobësie.

Prandaj agresiviteti i SHBA-së çoi si përfundim edhe në rrëzimin poshtërues në ujërat territoriale iraniane të një droni amerikan me vlerë 200 milion dollarë amerikanë, me anë të një rakete iraniane tokë-ajër me vlerë 20,000 dollarë.

Si për ironi, vetëm disa ditë para se droni RQ-4A Global Hawk të rrezohej, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së në Iran, Brian Hook, me një orientalizëm tipik, pretendoi se iranianët kryen fotomontazhe të aftësive të tyre të mbrojtjes me fotoshop.

Natyra raciste

Iranianët dhe aleatët e tyre të shkathët kanë treguar në mënyrë të përsëritur se janë të sofistikuar sa duhet që ti përballojnë dhe ti tejkalojnë forcat imperialiste në të gjithë rajonin. Migjithatë, kjo arritje e veçantë teknologjike nuk ishte parashikuar as në botën eurocentrike të shërbimeve sekrete perëndimore.

Është e domosdoshme që politikëbërësit evropianë dhe amerikanë të përballen me natyrën e tyre raciste dhe të reflektojnë me kujdes mbi të ardhmen para se të përgatiten me plane dhe provokime për të minuar Iranin. Në poemën e Aeneid-it të Virgil-it, Ankises i thotë Eneas: «Mbaje mend romak, ti duhet ti sundosh kombet me fuqinë tënde (pjesë e aftësisë tënde) që ta kurorëzosh paqen me ligjin, që ta ruash të pushtuarin dhe ta nënshtrosh krenarin.

Gjatë kulmit të ngritjes së perandorisë, përvec shovinizmi kulturor, fuqitë perëndimore nuk kanë lënë prapa asnjë trashëgimi ku popujt e nënshtruar të ruhen dhe askund nuk kanë treguar respekt ndaj popullatave vendase. Kështu që nuk ka arsye të pritet që një perandori në rënie dhe në dëshpërim do të sillet sot në një mënyrë të civilizuar.

Iran’s Foreign Minister Mohammad Javad Zari arrives before a ministerial meeting of EU/E3 with Iran at the EU headquarters in Brussels on May 15, 2018. / AFP PHOTO / JOHN THYS

Në injorancën e tyre të pashërueshme, perëndimorët “ekspertë të Iranit” paradoksalisht pohojnë se regjimi iranian është sa fanatik aq edhe apokaliptik, aq i korruptuar sa edhe i ruajtur. Ndërkohë që kjo analizë është larg aktualitetit pasi bazohet thellësisht në përllogaritje të gabuara fatale.

Aftësitë asimetrike

Irani ka ndërtuar një rrjet të gjerë të objekteve ushtarake nëntokësore përgjatë vijës së tij bregdetare nga Iraku në Pakistan, në pritje të një agresioni të mundshëm perëndimor që nisi me pushtimin e paligjshëm amerikan të Irakut.

Në një kohë që rrëzoi dronin, vendi gjithashtu është i fuqizuar edhe me aftësi ushtarake shumë më të sofistikuara si dhe ka vullnetin dhe fuqinë që ti bëjë ballë një force luftuese.

Irani ka thënë se do të përballet me çdo lloj agresioni. Ji i bindur se ai ka për t’iu përgjigjur çdo lloj sulmi ushtarak me një kundërërgjigje masive dhe joproporcionale që do të shënjestrojë si agresorin ashtu edhe ndihmësit e tij.

Lufta gjithëpërfshirëse do të nënkuptonte shkatërrimin e të gjitha impianteve dhe komplekseve industriale të naftës dhe gazit, si dhe të gjitha anijeve naftëmbajtese dhe anijeve të mallrave në të dy anët e ngushticës së Hormuzit. Në rrethana të tilla, mbyllja e Ngushticës do të ishte një hap me vete.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha muajin e kaluar se Irani nuk e mirëpret konfrontimin dhe nuk e dëshiron as luftën. Megjithatë, ai ka punuar fort për të parandaluar ushtarakisht veprimet ushtarake, në mënyrë specifike për të parandaluar rrethana të tilla, pasi historia ka treguar se prirja perëndimore ndaj dhunës mund të kufizohet vetëm nëpërmjet forcës.

Politikanët e establishmenit perëndimor dhe analistët paralajmërojnë se veprime të tilla do i cojnë kombet në epokën e gurit. Të jeni të sigurt se nëse do të ketë luftë përreth Iranit dhe aleatëve të tij, ata kanë për tu bërë bashkë në këtë udhëtim.

Seyyed Mohammad Marandi është profesor i letërsisë angleze dhe orientalizmit në Universitetin e Teheranit.

 

Burimi:/middleeasteye/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne