Irani, Rusia dhe Kina stërvitje të përbashkët detare në Detin Arabik

Irani do të mbajë stërvitje të përbashkët ushtarake detare me Rusinë dhe Kinën në Detin Arabik dhe në veri të Oqeanit Indian.

Muhamed Sheltuki, shefi i Departamentit të Diplomacisë Mbrojtëse dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Shtatmadhorisë së Iranit, njoftoi se së shpejti me këto dy shtete do të fillojë stërvitje ushtarake në ujërat ndërkombëtarë, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars.

“Për herë të parë pas revolucionit po organizojmë stërvitje ushtarake trepalëshe me Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Sheltuki./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne