Isaac Herzog: Izraeli gradualisht është duke shkuar drejt fashizmit

Lideri i opozitës në Izrael, Isaac Herzog deklaroi se “vendi i tij gradualisht është duke shkuar drejt fashizmit” dhe se “është e rrezikuar e ardhmja e vendit si një shtet demokratik”.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Jerusalem Post”, lideri i Unionit të Bllokut Sionist, pro-majtisti Isaac Herzog në fjalimin e tij të mbajtur gjatë një aktiviteti në Tel-Aviv ka thënë se “Jemi duke jetuar një periudhë të fashizmit të politikës izraelite. Izraeli po kthehet në një shtet fashist”.

Duke thënë se “Të gjithë ata që janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe që dëshirojnë ta ndalin trendin e fashizmit, duhet të përkrahin një bllok të madh dhe të moderuar”, Herzog kërkoi përkrahjen e votuesve.

“Për ta shpëtuar Izraelin nga rreziku i fashizmit ne duhet ta ndryshojmë regjimin”, tha Herzog, ndërsa vijoi duke thënë se artistët e qeverisë djathtiste të liderit Benjamin Netanyahu kanë kërcënuar Gjykatën e Lartë dhe kanë dëbuar nga puna gazetarët.

Isaac Herzog gjithashtu tha se shtëpitë mediatike janë mbyllur nga ana e qeverisë dhe se “akademikët e kërcënuar kanë frikë të flasin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne