Ish-presidenti rumun: Gjermania na bëri presion ta njohim Kosovën

Ish-presidenti Rumun, Traian Basescu, i cili njihet edhe si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se Gjermania i ka bërë presion shtetit Rumun që ta njohë Kosovën.

Basescu, për një televizion rumun deklaroi se shteti i tij nuk mund ta njohë Kosovën, pasi që sipas tij kjo do të shkaktonte reagime dhe komplikime në Moldavi për shkak të situatës së Trasnistrisë, krahinë kjo e vetëshpallur si shtet në Moldavi.

“Rumania nuk mund ta përballojë njohjen e Kosovës, pavarësisht se çfarë premtimesh i ka bërë Gjermania liderëve kosovarë. Kjo do të shkaktonte një shpërthim në Moldavi për shkak të situatës në Transnistri, e cila është e njëjtë me Kosovën. Nëse Rumania e njeh Kosovën, do të duhej ta njihte edhe Transistrinë dhe Krimenë. Le t’i njoh ai (ministri i Jashtëm gjerman) ato vende”, deklaroi Basescu.

Ndryshe, Rumania është njëra ndër pesë vendet evropiane që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Greqinë, Qipron dhe Sllovakinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne