Bota

ISIS-i ka vrarë me qindra musliman duke i varur në shtyllat elektrike sepse po iknin nga Mosuli

ISIS-i ka vrarë një numër të madh njerëzish, të cilët po orvateshin të iknin nga Musuli dhe më pas i ka varur ata, në shtyllat e energjisë elektrike, me qëllimin e frikësimit të qytetarëve të tjerë.

Më shumë se 302.000 njerëz, kanë ikur nga Musuli, që nga zanafilla e sulmit, për të shpëtuar jetët e tyre nga zjarret e luftës. Qeveria irakiane, ka ndaluar përkohësisht, operacionin e çlirimit të qytetit, si pasojë e numrit të lartë, të viktimave në mesin e civilëve.

Udhëheqësit e ISIS-it përdorin, mburoja njerëzore, me synimin e mbajtjes nën kontroll, të trupave irakiane, të cilat kanë udhëhequr çlirimin, e disa pjesëve të Musulit. Rrethanat u kanë dhënë shtysë, ikjes së qytetarëve të Musulit, për t’i mbijetuar kësaj përvoje të hidhur, duke u larguar nga qyteti. Sipas organizatës ndërkombëtare të migrimit, 30.000 njerëz janë larguar nga Musuli, vetëm gjatë javës së shkuar.

Orvatja e ISIS-it, me qëllimin e kontrollit, të ikjes masive të njerëzve, si fillim ishte vrasja dhe më pas varja e tyre në shtyllat elektrike. Një banor i Farukut, rrëfen se numri i civilëve, që janë vrarë gjatë ikjes është rreth dyzetë. Megjithatë sipas Këshillit të Sigurisë së Rajonit të Kurdistanit, ky numër është njëqindedyzetë. Një grua e cila ia doli mbanë, që t’i shpëtonte kurthit, të trupave të ISIS-it pohon: “Ata i morën çantat tona, duke menduar se brenda tyre, kishte ar dhe para dhe ndërsa ata ishin të zënë, duke kontrolluar përmbajtjen e çantave, ne ikëm nga shtëpitë, duke përfituar nga errësira e madhe”.

Sërish ajo theksoi shqetësimin e saj, për ata njerëz që jetojnë, në pjesët e kontrolluara të Musulit nga ISIS-i duke shprehur: “Unë kam frikë për ato familje, që kanë qëndruar, nën pushtimin e ISIS-it, sepse ato i ka pritur një fat të tmerrshëm”.

Më tepër se 400.000 njerëz, jetojnë ende në Musul. ISIS-i nuk ka kode morale dhe në luftrat e tij, ai përdor mburoja njerëzore, si një nga strategjitë e tij kryesore, për të kontrolluar dhe për të mbajtur trupat qeveritare jashtë qytetit.

Burimi: iuvmpress/ ml

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA