Bota

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Teheran

Grupi terrorist ISIS të mërkurën pretendoi se sulmet me armë të kryera sot në Teheran, janë vepër e pjesëtarëve të këtij grupi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se grupi terrorist ISIS të mërkurën mori përgjegjësinë për sulmet terroriste në Teheran. Agjencia e lajmeve A’mak e grupit terrorist ISIS në një raport të saj ka shkruar: “Disa luftëtarë të Shtetit Islamik sot në mëngjes kanë sulmuar varrin e Khomejnit dhe godinën e Parlamentit të Iranit në qendër të Teheranit”. Kjo agjenci e lajmeve në vazhdim ka thënë se dy sulmues kamikazë me rrip të lëndëve eksplozive, kanë shpërthyer vetën në Mauzoleun e Imam Khomejnit (ra). Vlen të theksohet se sot (të mërkurën) në mëngjes disa persona të armatosur kanë sulmuar godinën e Parlamentit Islamik të Iranit dhe Mauzoleun e Imam Khomejnit (ra). Gjatë këtyre sulmeve janë kryer edhe disa shpërthime kamikaze./ PT

OPINIONE