Bota

Itali, rënie e madhe e konsumit të energjisë elektrike për shkak të koronavirusit

Konsumi i energjisë elektrike në një numër vendesh evropiane ka shënuar rënie dramatike për shkak të përhapjes së pandemisë globale të koronavirusit (COVID-19), ku Italia është njëra nga vendet më të goditura me një rënie të kërkesës prej 19.5 për qind javën e kaluar, tregojnë të dhënat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e virusit që tani është përhapur në 159 vende dhe territore një pandemi.

Masat për parandalimin e përhapjes së virusit përfshirë mbylljen e dyqaneve, objekteve, restoranteve, qendrave tregtare dhe uljen e aktiviteteve ekonomike, të cilat çuan në një rënie dramatike të konsumit të energjisë.

Për më tepër, një numër vendesh që sollën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme në Itali, dhe kufizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në Francë dhe Spanjë gjithashtu ndikuan në konsumin e energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E) në javën 12 që mbulon 16 deri 20 mars të vitit 2020, konsumi i energjisë në Itali pati një ulje prej 19.5 për qind me një mesatare në orë prej 28.7 gigavat në krahasim me të njëjtën javë të vitit të kaluar.

Konsumi kishte në një mesatare në orë prej 35.2 gigavat në të njëjtën javë të vitit 2019, tregojnë të dhënat.

Deri në 20 mars, numri i rasteve me COVID-19 në Itali ishte 41.035 me një numër vdekjesh prej 3.405 personash.

Poashtu konsumi i energjisë ishte më i ulët edhe në Francë me 16.5 për qind gjatë së njëjtës periudhë, veçanërisht pasi vendi filloi të kufizojë lëvizjet më 17 mars.

Deri në 20 mars, numri i rasteve në Francë kishte arritur në 12.612, me 450 të vdekur.

Spanja, si një nga vendet evropiane me rastet më të larta të COVID-19, pati një rënie prej 7.8 për qind të konsumit të energjisë elektrike për të njëjtën periudhë.

Konsumi i energjisë në vend qëndroi mesatarisht në orë prej 27 gigavat midis 16 dhe 20 marsit të vitit 2020.

Në vend u raportuan 18.077 raste të COVID-19 deri në të njëjtën datë.

Gjermania, Belgjika dhe Zvicra pritet të shohin uljen e konsumit të energjisë duke filluar nga kjo javë me futjen e masave më të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit./AA

OPINIONE

INTERVISTA