Izrael, organizata e mjekëve fillon grevën kundër qeverise.

Mjekët izraelitë nisën grevë njëditore në përgjigje të miratimit parlamentar të projektligjit që kufizon kontrollin e Gjykatës së Lartë mbi ekzekutivin, transmeton Anadolu.

Kreu i Organizatës së Mjekëve të Izraelit, Zion Hagay, në një deklaratë me shkrim për miratimin e projektligjit të diskutueshëm nga qeveria e koalicionit tha se “Sot është një ditë e vështirë për shtetin e Izraelit dhe popullin e tij”.

“Shoqata e Mjekëve ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se korniza ekstremiste për ndryshimin e ligjeve themelore gjyqësore për shfuqizimin e besueshmërisë do të ketë pasoja të rënda për sistemin e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe mjekët”, tha ai.

“Në dritën e kësaj dhe me pikëllim të madh, sot, më 25 korrik na është dashur të shpallim grevë të përgjithshme në sistemin shëndetësor”, theksoi Hagay. Ai shtoi se qendrat mjekësore dhe klinikat në Kudsin Perëndimor do të përjashtohen nga greva për shkak të protestave në qytet.

Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi projektligjin kritik të “arsyeshmërisë” që kufizon kontrollin e Gjykatës së Lartë mbi qeverinë në kuadër të “reformës në drejtësi”, duke votuar dje në Parlament, pavarësisht kundërshtimeve politike dhe sociale dhe protestave masive që vazhduan për 29 javë.

Projektligji, i njohur si “arsyeshmërisë”, heq autoritetin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë me arsyetimin se “ato nuk i shërbejnë interesit publik, janë të paarsyeshme ose krijojnë konflikt interesi”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne