Izraeli arreston 4 palestinezë në kufirin e Gazës

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar katër palestinezë në afërsi të kufirit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se palestinezët janë arrestuar në kufijtë jugorë dhe veriorë mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar për t’u marrë në pyetje, thuhet në deklaratë, në të cilat nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Ndryshe, Izraeli e konsideron si zonë tampon një distancë prej 300 metrash nga kufiri i saj me Gazën dhe palestinezët që hyjnë në këtë zonë arrestohen apo rrezikohen me hapje zjarr nga forcat izraelite.

Izraeli nga viti 2006 zbaton një bllokadë tokësore, ajrore dhe detare ndaj Rripit të Gazës, rajon ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne