Izraeli arreston 60 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor, totali arrin afër 6.100 që nga 7 tetori

Sipas grupeve për çështjet e të burgosurve palestinezë, ushtria izraelite ka arrestuar 60 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar.  Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve dhe Shoqata Palestineze e të Burgosurve në një deklaratë të përbashkët njoftuan se arrestimet u kryen në disa zona në territorin e pushtuar, përfshirë në Hebron, Betlehem, Tulkarm, Nablus dhe Kuds.

Sipas grupeve palestineze, të paktën 6.090 palestinezë janë arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori. Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas shifrave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 360 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që atëherë dhe rreth 4 mijë të tjerë janë plagosur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne