Izraeli bombardon shkollën ku strehohen personat e zhvendosur në veri të Gazës

Ushtria izraelite goditi shkollën Usama Bin Zaid që ndodhet në zonën Al-Saftawi në veri të Gazës. Sipas TV Palestinës, shkolla ka strehuar civilë të zhvendosur që janë mbrojtur nga sulmet izraelite. Pas bombardimeve, një numër i konsiderueshëm palestinezësh u vranë dhe pjesët e kufomave të masakruara u shpërndanë përreth.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor. Pothuajse 10.800 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.240 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne