Izraeli dhe Amerika largohen nga UNESCO: është kundër terrorizmit izraelit

Izraeli ka marrë vendim që të largohet nga UNESCO, e kjo erdhi vetëm disa orë pas largimit të SHBA-ve, që është bërë e ditur gjatë ditës së enjte.

Amerika ka listuar pikërisht Izraelin si arsye të largimit të saj, duke e akuzuar këtë organizatë për paragjykime “anti-izraelite” Mirëpo, sipas gazetës Foreign Policy, vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve. UNESCO vazhdimisht ka dënuar sulmet e regjimit të Izraelit në qytetin historik të Kodsit dhe ndërtimin e kolonive çifute në pjesën lindore të këtij qyteti, cka përbën shkelje të rezolutave të KS të OKB. Aktualisht mandati i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, është në përfundim, anëtarët e kësaj organizate janë duke votuar për udhëheqësin e ardhshëm. Pas dy ditë votimi të fshehtë, që mund të zgjasë deri të premten, kandidati nga shteti i Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Kawari, është duke udhëhequr ndaj kandidatit të Francës, Audrey Azoulay, dhe atij të Egjiptit, Moushira Khattab. Mundësia e madhe që Kawari të bëhet udhëheqës i UNESCO-s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA-të si “akt anti-izraelit” dhe dështim që këtë post ta marrë një personalitet më i përshtatshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne