Izraeli do të ndërtojë 7.000 njësi banimi në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, të mërkurën miratoi ndërtimin e 7,000 njësive të banimit në Bregun Perëndimor të okupuar.

Njësitë e reja do të ndërtohen në vendbanimin Efrat në bllokun Gush Etziion në Bregun Perëndimor jugor, raportoi gazeta “Jerusalem Post”.

Qeveria izraelite ka rritur ndërtimin e vendbanimeve në territorin e okupuar muajt e fundit, përpara një plani për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor që nga korriku në bazë të planit amerikan të njohur si “marrëveshje e shekullit”.

Ligji ndërkombëtar vazhdon të shohë të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, si “territor të okupuar” dhe i konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje si të paligjshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne