Izraeli godet dhjetëra pika ushtarake në territoret e Sirisë

Ushtria izraelite njoftoi se avionët luftarakë kanë goditur dhjetëra objektiva ushtarake iraniane dhe siriane në pjesë të ndryshme të Sirisë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale tha se avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur dhjetëra objektiva të ushtrisë siriane dhe të “Forcave të Jerusalemit” të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit.

Adraee tha se avionët luftarakë kanë goditur lëshuesit e raketave tokë-ajër, qendrat komanduese dhe bazat ushtarake si dhe depot e municionit, ndërsa tha se sulmet në fjalë ishin në cilësinë e përgjigjes ndaj raketave të hedhura në Izrael nga territoret e Sirisë.

Nga ana tjetër agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA njoftoi se avionët luftarakë izraelit sulmuan disa pika përreth kryeqytetin Damask, ndërsa shtoi se gjatë sulmit janë aktivizuar sistemet siriane të mbrojtjes kundërajrore dhe arritën të zmbrapsin sulmet “intensive”.

Në lajmin e agjencisë gjithashtu thuhet se Siria i është kundërpërgjigjur sulmeve të avionëve luftarakë të Izraelit, ndërsa bëhet e ditur se kanë filluar punimet për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmet e armikut./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne