Izraeli kufizon edhe më shumë distancën e peshkimit të palestinezëve

Izraeli ka ulur nga 15 milje në 10 milje distancën për peshkimin e peshkatarëve palestinezë në Rripin e Gazës, që gjendet i rrethuar.

Përgjegjësi i Komitetit të Peshkatarëve, që varet nga Unioni i Komiteteve të Punëve Blegtorale në Gazë, Zekeriya Bekr bëri të ditur se autoritetet izraelite kanë marrë vendim për reduktimin në 10 milje distancën e peshkimit duke e filluar këtë që sot (e enjte).

Ky vendim ishte marrë nga Izraeli në fillim të javës.

Qeveria izraelite nuk bëri asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne