Izraeli mbyll xhaminë Ibrahimi për festën hebreje

Autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë Ibrahimi në qytetin Al-Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor të okupuar për besimtarët muslimanë gjatë festës hebreje, tha Raed Maswadeh, drejtori i marrëdhënieve me publikun për pasuritë në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Autoritetet izraelite na kanë thënë se xhamia do të mbyllet nga mëngjesi i të enjtes deri të premten në mbrëmje”, tha Maswadeh.

“Xhamia është mbyllur për muslimanët ndërsa mbahet e hapur për kolonët hebrenj të cilëve u lejohet të kryejnë rituale talmudike nën mbrojtjen e policisë”, shtoi ai.

Maswadeh gjithashtu tha se kolonët kanë ngritur tenda në oborret e jashtme të xhamisë.

Pas masakrës së vitit 1994 ndaj 29 besimtarëve palestinezë brenda xhamisë nga banori ekstremist hebre Baruch Goldstein, autoritetet izraelite kanë ndarë kompleksin e xhamive mes besimtarëve muslimanë dhe hebrenj.

Al-Khalil është shtëpia e afro 160.000 muslimanëve palestinezë dhe rreth 500 kolonëve hebrenj. Këto të fundit jetojnë në disa enklava të banuara vetëm me hebre, të mbrojtura fuqishëm nga trupat izraelite./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne