Izraeli në grup e ka vendin e tretë, ndërsa për terrorizëm është Kampion botëror!

Kombëtarja e Izraelit do të niset sot drejt Kosovës, sipas mediave vendase, futbollistët do ta shfrytëzojnë këtë vizitë për të dërguar një mesazh për ngjarjet gjatë rrethimit të Gazës.
Në përgatitje për udhëtimin, Federata e Futbollit të Izraelit është pajisur me paketa të mëdha që përfshijnë materiale promovuese në mënyrë që të përfitojë nga skena ndërkombëtare për prezantime materiale në seancat stërvitore, konferenca shtypi dhe ndeshje.
Këtu përfshihen ndër të tjera dhjetëra foto të izraelitëve të rrëmbyer, duke përfshirë postera dhe bluza speciale që lojtarët do të veshin me fjalët “Zemra jonë është e bllokuar në Gaza”.
Kjo shprehje e tyre e fundit i ngjanë shprehjes së serbëve për Kosovën, ku thonë:
“Kosova është zemra jonë!”
Ndërsa për foton e izraelitëve të rrëmbyer, si reagim do të ishte një foto gjenocid mbi 5000 fëmijë palestinezë!
Nuk duhet harruar se izraelitët/tet dinë të provokojnë para, gjatë dhe pas ndeshjes, veçmas kur humbin! Këta edhe këtu u ngjanë serbëve!
Këtu do të theksoj sa për ilustrim nga përvoja si sportdashës kur KH Shqiponja i Gjakovës e mposhti KH Makabi të Tel Avivit në Gjakovë! Atëherë një hendbolliste izraelitët nga mospërmbajtja dhe mllefi i madh e përplasë derën, sa që kjo poterë e saj u dëgjua nga publiku, por si udhëheqësia e ekipit tonë, po ashtu edhe publiku nuk reaguan, por e shpërfillën gjestin josportiv dhe jonjerëzor të saj!
——————————————————————————-
“Netanyahu, nuk është zgjidhja e problemit, por ai është vetë problemi!”
(Dritan Demiraj, ish-Ministri i PBSH)/Facebook

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne