Izraeli planifikon “skemën” për të sulmuar Iranin

Izraeli po përgatit kundërpërgjigjen që planifikon t’i japë Iranit për sulmin që mori javën e kaluar.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë një takimi me ministrant e tij dhe zyrtarë të lartë në selinë ushtarake Kirya në Tel Aviv, Benjamin Netanyahu “thuri plane” për të goditur Iranin, shkruan Times of Israel.

Sipas medieve të huaja pritet të sulmohet një qendër ushtarake iraniane. Veç takimit është zhvilluar edhe një bisedë telefonike mes Joe Biden dhe Netanyahu, ku kryeministri izraelit pritet të informojë presidentin amerikan për vendimet e tij.

Ndërkohë Irani është shprehur se është e papranueshme nëse vendet e tjera lejojnë që hapësira ajrore të përdoret për sulme.

Lindja e Mesme është në gatishmëri të lartë në pritje të përgjigjes së Izraelit ndaj një sulmi raketor iranian të nisur nga Teherani javën e kaluar si hakmarrje për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit në Liban.

Biden ka thënë se Izraeli duhet të marrë në konsideratë objektiva alternative për të goditur naftën iraniane ose objektet bërthamore. Një sulm ndaj objekteve të naftës mund të çojë në rritje çmimet ndërkombëtare./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne