Izraeli po planifikon një luftë gjithëpërfshirëse

Një analist sionist njoftoi se regjimi pushtues po planifikon të nisë një luftë gjithëpërfshirëse në Rripin e Gazës në muajt e verës.

Analisti ushtarak izraelit, Ray Ben Yeshay u shpreh se: “Kryekomandanti i ushtrisë izraelite, Aviv Koçavi lëshoi një urdhër për përgatitjen e një operacioni të madh ushtarak në Rripin e Gazës që ka gjasa të ndodhë në verë.”

Sipas raportit të faqes Al-Yevm me bazë në Palestinë, analisti izraelit u shpreh se: “Që nga fillimi i verës së ardhshme, Marshi i Madh i Kthimit do të ndryshojë formën e luftës në Rripin e Gazës, duke përfshirë hedhjen e balonave ndezësenë lagjet sioniste pranë Rripit të Gazës.”

Ray Ben Yeshay u shpreh se: “Pas luftës së vitit 2014, ne mbetëm të heshtur për tre vjet e gjysmë, por kjo heshtje mori fund një vit më parë. Që atëherë, ne kemi pasur një luftë të çuditshme në të cilën Hamasi ka përvojë. Hamasi përfshiu Izraelin në këtë luftë. Si rezultat, nuk ishte një opsion strategjik.”

Tri opsionet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës

Kabineti izraelit i sigurisë ka shqyrtuar tri opsione, duke përfshirë një luftë të madhe në Rripin e Gazës, një armëpushim dhe një luftë alternative ekonomike.

Ray Ben Yeshay u shpreh se: “

Kabineti izraelit i sigurisë ka hetuar mundësinë e një operacioni të madh ushtarak në Rripin e Gazës. Por, nuk është parashikuar që një veprim i tillë do të sjellë një ndryshim thelbësor drejt kushteve më të mira për regjimin sionist. Megjithatë, pas pagimit të humbjes dhe dëmtimit ekonomik kjo do të jetë arsye që të vazhdojmë të mbajmë pozicionin tonë.”

Kthimi i regjimit sionist në plane ushtarake dhe luftë

Izraeli ka përditësuar planet e saj për të nisur një luftë të madhe në Rripin e Gazës për të garantuar objektivat e saj strategjike përpara se të paguante për kostot që nuk mund t’i përballonte.

Ka të ngjarë që ushtria sioniste herët a vonë të shkaktojë një ngjarje që do të rriste tensionin në Rripin e Gazës; në këtë rast, ushtria izraelite do të duhet të hyjë në një operacion emergjence ndaj Rripit të Gazës për të ndaluar lëshimin e raketave dhe predhave të mortajëve në vendbanimet izraelite.

Burimi : Rast Haber /ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne