Izraeli shtyn me pesë vjet sekretin mbi naftësjellësin me Iranin

Izraeli dhe Irani janë sot armiq të betuar dhe që kërcënojnë asgjësimin e njëri-tjetrit, por ata trashëgojnë një lidhje të vjetër që daton në vitin 1968. Fjala është për naftësjellësin Eilat Ashkelon i cili sjell në Mesdhe naftën iraniane.
Linja e cila është bërë shkak për përballje në arbitrazh, ka ardhur në vëmendje sërish pas një vendimi të parlamentit izraelit, Kneset, për të shtyrë me 5 vjet dhënien e çdo informacioni mbi naftësjellësin.  Konkretisht, mbi bazën e këtij vendimi, edhe shitja e naftës palëve të treta konsiderohet akt spiunazhi dhe dënohet me 15 vjet burg.

Naftësjellësi pritet të kalojë nën administrimin e një kompanie tjetër, Europe Asia Pipeline Company. Urdhëri i parlamentit izraelit vepron edhe mbi këtë kompani duke e kthyer kështu linjën në fjalë ndër më sekretet në botë.

https://www.haaretz.com/israel-news/1.832286

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne