Izraeli sulmoi një shkollë të UNRWA-së në Gaza, vriten 18 persona, mes tyre gjashtë punonjës të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, njoftoi se gjashtë punonjës nga personeli i OKB-së u vranë në sulmin që ushtria izraelite kreu në një shkollë që i përket Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, në të cilën janë strehuar civilët e zhvendosur, transmeton Anadolu.

Përmes një mesazhi nga llogaria e tij X, Guterres u shpreh: “Ato që po ndodhin në Gaza nuk mund të jenë të pranueshme në asnjë mënyrë”.

Ai më tej theksoi se Izraeli sot sërish ka kryer sulm ajror ndaj një shkolle të shndërruar në strehimore në të cilën ndodhen rreth 12 mijë persona.

Guterres vuri në dukje se gjashtë persona nga personeli i OKB-së humbën jetën në sulmin izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi se shkelje të ngjashme të tmerrshme të së drejtës ndërkombëtare duhet të marrin fund menjëherë.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës u bë e ditur se në mesin e të vrarëve në sulmin ndaj shkollës Al-Jaouni ka gra dhe fëmijë dhe se kanë humbur jetën gjithsej 18 persona dhe se janë plagosur edhe 18 të tjerë./aa.com.tr

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne