Jaht VIP në Shqipëri dhe 11 kuintalë kanabis në Greqi

GJERGJI THANASI

Një anije e Rojes Bregdetare Greke, ndërsa patrullonte në Gjirin e Lakonisë, ndaloi një jaht me vela të quajtur “My Dream”. Në jaht u kapën 11 kuintalë (1067 Kg.) kanabis të papërpunuar. Malli ishte ambalazhuar në 637 pako të futura në 50 canta të mëdha në ngjyrë të zezë. Nëse kjo sasi droge do të shitej me pakicë, vlera e saj do shkonte në 5 milion euro.

Autoritetet greke arrestuan 2 personat e ekujpazhit me moshë 42 dhe 28 vjec , jo shtetas grekë. Jahti mbahet nën sekuestro në Portin Gytheio-s në Bashkinë e Manit. Jahti ka flamur amerikan dhe është regjistruar në  Shtetin e Delaverit me numër regjistrimi MMSI 367609390, me sinjal thirrje për radio tip VHF: VDH3638. Ndonëse jahti është vetëm 18 metra i gjatë, duke qenë i mirë atrecuar, jahti i nisur nga Porti Oak Harbor në Shtetin e Uashingtonit më 24 korrik 2019, në gjysmën e dytë të gushtit po lundronte përballë bregdetit shqiptar. Ky fakt është referuar edhe nga personeli i QNOD-së në Durrës.

Pasi lundroi kundruall brigjeve shqiptare si një provë e qartë e mbërritjes së turistëve VIP në Shqipëri, pasi u bregëzua në një port privat shqiptar në brigjet e Jonit, jahti në fjalë përfundoi në “kthetrat” e Rojes Bregdetare Greke kundruall brigjeve të Moresë (Peloponezit) Perëndimore. Autoritetet e antidrogës greke po hetojnë intensivisht, që të zbulojnë, ku e morri ngarkesën e kanabisit jahti në fjalë, si edhe kush janë pritësit e kanabisit në Greqi.

Kjo kapje droge ka tërhequr edhe vëmendjen e Qendrës Rajonale të DEA-s  pranë Ambasadës Amerikane  në Athinë. Ish polici veteran grek (që në kohën e Juntës së Kolonelëve) Yannis Rachovitsas po dihmon personelin e DEA-s për të mësuar më shumë për jahtin, ngarkesën dhe personat e përfshirë në këtë megatrafik internacional kanabisi. Për koincidencë po i njetji Yannis ishte në përbërje të ekipit të DEA-s, që bashkëpunoi me autoritetet ligjzbatuese shqiptare pas kapjes së 613 Kg. kokainë në Durrës të maskuara nën një ngarkesë legjitime bananesh latino-amerikane./ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne