Japoni, tërmet me magnitudë 5,5 ballë

Një tërmet me magnitudë prej 5,5 ballësh ka goditur prefekturën Chiba të Japonisë.

Sipas njoftimit të bërë nga Agjencia e Meteorologjisë e Japonisë, tërmeti me epiqendër rajoni Hokutobu në lindje të kryeqytetit Tokio, ka ndodhur në një thellësi prej 50 kilometrash.

Tërmeti ka ndodhur në orën 22.07 me kohën lokale, ndërsa është ndjerë edhe në prefekturat përreth.

Agjencia nuk paralajmëroi për cunami./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne