Bota

Jemeni: Mjerimi mbisundon vendin, popullsia pa buke

Në Jemen 22 milionë njerëzve u mungon siguria e ushqimit, ndërsa 12 milionë njerëz janë ballë për pallë me mungesën e ushqimit.

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Jemenit, Muhammed Abdulvahid el-Maitimi në fjalimin e mbajtur në Samitin e Ekonomisë dhe Zhvillimit Social të Ligës Arabe, të zhvilluar në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, tha se 3 milionë e gjysmë nga popullsia me 29 milionë banorë e Jemenit janë detyruar të emigrojnë nga shtëpitë e tyre.

Ai tha se 500 mijë e atyre që kanë braktisur shtëpitë janë në azil jashtë vendit.

Muhammed el-Maitimi dha informacione edhe në lidhje me kushtet ekonomike të atyre që gjenden brenda Jemenit dhe nënvizoi se Produkti Kombëtar Bruto ka pësuar një rënie më shumë se gjysma dhe miliona njerëz kanë humbur punën.

Ai tha se përkeqësimi i kushteve ekonomike ka shkaktuar papunësinë e 80% të personave që ishin të punësuar duke i lënë ata pa të ardhura.

Huthitë e mbështetur nga Irani, që dëshirojnë të kenë më shumë të drejtë fjale në qeverinë e Jemenit, në muajt e fundit të vitit 2014 rritën sundimin me dhunën e armës dhe me grushtshtetin ndaj qeverisë në kryeqytetin Sana në vend u përshkallëzua dhuna.

Me operacionin e filluar nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në mars të vitit 2015 ndaj Huthive, tensioni u rrit edhe më shumë duke u përshkallëzuar.

Lufta që ka lënë pas 4 vjet, ka shkatërruar ekonominë dhe infrastrukturën e dobët të Jemenit dhe e ka kthyer në një dramë që nga ana e Kombeve të Bashkuara cilësohet si “fatkeqësia njerëzore më e madhe në botë”./ trt

OPINIONE

INTERVISTA