Opinion

Jeremy Corbyn – status për situatën në Palestinë: dënon vrasjen e protestuesve

Vrasja e sotme e dhjetëra protestuesve të paarmatosur dhe plagosja e shumë të tjerëve nga forcat izraelite në Gaza është një zemërim që kërkon jo vetëm dënim ndërkombëtar, por veprime konkrete  që përgjegjësit të japin llogari.

Këto vrasje të civilëve palestinezë që demonstrojnë për të drejtën e tyre për t’u kthyer, shumica prej të cilëve janë refugjatë ose familjet e refugjatëve vazhdon prej javësh. Duke ardhur në ditën që presidenti Trump e zhvendosi ambasadën amerikane në Jerusalem, përbën një kërcënim për paqen e cënuar nga padrejtësitë e vazhdueshme dhe të patolerueshme me të cilat ballafaqohen populli palestinez.

Përgjigjia e shumë qeverive perëndimore ndaj kësaj  paligjshmërie flagrante, përfshirë këtu edhe vetë qeverinë angleze – e cila mban një përgjegjësi të veçantë për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë të konfliktit Izrael-Palestinë – ka qenë tërësisht joadekuate. Ata duhet të marrin një rol si kampionët e paqes dhe drejtësisë: të kërkojnë një fund të abuzimeve të shumëfishta të të drejtave njerëzore dhe politike që palestinezët përballen në baza ditore që prej rreth 11 vjet të rrethimit të Gazës, pushtimi i vazhdueshëm 50-vjeçar i territorit palestinez dhe zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve të paligjshme.

Ne nuk mund të bëjmë një sy qorr ndaj një mospërfillje të tillë të gabuar për të drejtën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse Laburistët anglezë janë të angazhuar të shqyrtojnë shitjet e Armëve nga Mbretëria e Bashkuar në Izrael, ndërkohë që këto shkelje vazhdojnë.

Komuniteti ndërkombëtar duhet së fundi të vendosë autoritetin dhe peshën kolektive për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme që ofron paqe, drejtësi dhe siguri për të dy palët izraelitët dhe palestinezët, të cilët kanë pritur kaq shumë kohë për të arritur të drejtat e tyre.